Ambasadorja gjermane: Vendimi për ushtrinë i takon vetëm autoriteteve të Kosovës

Gjermania e zhgënjyer me Thaçin

Nisma e presidentit Hashim Thaçi për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës nuk është duke u pëlqyer nga faktorët ndërkombëtarë duke filluar nga SHBA-të dhe NATO. Në vazhdën e këtyre shqetësimeve për këtë iniciativë është deklaruar edhe shteti i Gjermanisë, duke theksuar zhgënjimin në kryetarin Thaçi, kjo është bërë të ditura nga ambasadorja gjermane në Prishtinë Angelika Viets. “Ne jemi të zhgënjyer që propozimi nuk është diskutuar paraprakisht me partnerët e Kosovës në NATO dhe aktorë të tjerë relevantë. Jemi të brengosur, sepse ky propozim rrezikon bashkëpunimin e Kosovës me NATO-n dhe pengon dialogun e normalizimit”, ka deklaruar Ambasada gjermane në emër të ambasadores, Viets. Kjo ambasadë ka rekomanduar që të bëhen llogaritë duke pasur në konsideratë qëndrimet e NATO-s, të dhëna përmes sekretarit gjeneral, Jens Stoltenberg, se aleanca do të ndryshoj angazhimin ndaj FSK-së, nëse transformimi i saj në ushtri bëhet vetëm me projekt-ligj e pa ndryshime Kushtetutë. “Vendimmarrësit duhet të kenë parasysh paralajmërimet e NATO-s; se NATO-s do t’i duhet të rishikojë nivelin e saj të përkushtimit, posaçërisht për sa i përket çështjes së ngritjes së kapaciteteve, nëse ligji aktualisht i propozuar miratohet”, thuhet në reagimin e ambasadës se Gjermanisë.

 

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …