Gjermania ka mirëpritur uljen e tensioneve mes Kosovës e Serbisë. Zëdhënësja e qeverisë gjermane Kristiane Hoffmann në Berlin, ka deklaruar se prioriteti tani është që të mbështetet dialogu ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe Qeveria gjermane po e bën këtë në mënyrë shumë aktive. Ajo iu referuar barrikadave të militantëve serbë të ngritura javët e fundit në dhjetëra lokacione në veri të Kosovës, duke bllokuar rrugët e hyrjes në dy pika kufitare me Serbinë. Gjermania rikonfirmoi gjithashtu mbështetjen e saj për përpjekjet ndërmjetësuese të Bashkimit Evropian.
