Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë pasi ka përmbledhur vizitën e ministrit gjerman të Mbrojtjes, Borius Pistorius, në Kosovë, ka shkruar se Gjermania mbetet e përkushtuar si partnere e Kosovës në integritetin territorial, por në të njëjtë kohë ka adresuar edhe një vërejtje ndaj qeverisë Kurti. Gjermania mbetet partneri i palëkundur dhe mik i ngushtë i Kosovës, duke riafirmuar mbështetjen e saj për integrimin evropian të Kosovës. Megjithatë, ministri kërkon kujdes nga Qeveria e Kosovës, që të përmbahet nga veprimet e njëanshme, duke theksuar rëndësinë e adresimit të çështjeve përmes dialogut të udhëhequr nga BE-ja”, ka porositur Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …