Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka bërë të ditur se partitë politike dhe zyrtarët qeveritarë të Kosovës nuk do të mund të organizojnë tubime elektorale në Gjermani në prag të zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025. Kjo ndalesë bazohet në ligjin gjerman, i cili ndalon aktivitetet elektorale të vendeve të huaja kur mbeten më pak se tre muaj nga zgjedhjet në vendet respektive. Sebastian Leuschner nga Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë shpjegoi se rregullorja për ndalimin e fushatave të huaja u formalizua në vitin 2022 dhe se Kosova është njoftuar për këtë më herët. Leuschner shtoi se deklarata e ambasadorit Rohde është një kujtesë miqësore për respektimin e kësaj rregulloreje, e cila ndalon lejet për tubime elektorale kur mbeten më pak se tre muaj deri në zgjedhje.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …