Gjermania nuk do ta zvogëlojë mbështetjen ushtarake për Ukrainën, tha të mërkurën kancelari gjerman, Olaf Scholz, pas druajtjeve se Berlini mund ta zhgënjejë Kievin si pasojë e buxhetit të kufizuar dhe raportimeve se do ta ngrijë ndihmën e re ushtarake për të. Përkrahja e Gjermanisë për Ukrainën nuk do të pushojë. Ne kemi bërë provizione, kemi nënshkruar marrëveshje [për mbrojtjen] dhe e kemi siguruar financimin në kohë të mira, në mënyrë që Ukraina mund të vazhdojë të mbështetet plotësisht tek ne në të ardhmen”, tha Scholz. Në gusht, gazeta FAS raportoi se Ministria e Financave e Gjermanisë nuk do t’i aprovonte kërkesat shtesë për ndihmë ushtarake për Ukrainën, për shkak të kufizimeve buxhetore. Megjithatë, një zëdhënës i Qeverisë gjermane tha më vonë se ky raportim ishte i pasaktë dhe përsëriti se Berlini do ta mbështeste Ukrainën aq gjatë sa të jetë e nevojshme.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …