Gjermania nuk do të miratojë marrëveshjen për pranimin e Serbisë në BE, derisa Kosova nuk bëhet anëtare me të drejta të plota në Kombet e Bashkuara. Gazeta ‘Danas’ shkruan se kjo i është bërë e ditur kreut shtetëror qysh para dy vitesh. Sipas kësaj gazete, ky qëndrim i Berlinit i është kumtuar Serbisë kur është folur për marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel. Një nga deputetët e Unionit Demokristian në Gjermani citohet të ketë thënë se “është koha që të fillohet me procesin e njohjes së anëtarësimit të të Kosovës në Kombet e Bashkuara”.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …