Gjermania po ndërmerr masa për reduktimin e përdorimit të gazit të Rusisë. Agjencia e lajmeve gjermane, “dpa” njofton se ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck po përgatit masa të mëtejshme për të frenuar konsumin e gazit natyror dhe për t’u larguar nga furnizimet tashmë të reduktuara të gazit rus. Ai është cituar të ketë thënë se qeveria në Berlin po ofron miliarda euro financim për të mbështetur reduktimin në përdorimin e gazit për energji dhe industri. Një projektligj i miratuar nga qeveria gjermane siguron që termocentralet me qymyr që ishin planifikuar të mbylleshin më parë të mbeten në gjendje funksionale. “Objektet e magazinimit gjithashtu do të mbushen më tej përpara fillimit të dimrit” është cituar të ketë deklaruar ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck.
Kontrolloni gjithashtu
Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave
Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …