Gjermania shqyrton dërgimin e trupave shtesë në Kosovë për të forcuar misionin paqeruajtës të NATO-s

Gjermania shqyrton dërgimin e trupave shtesë në Kosovë për të forcuar misionin paqeruajtës të NATO-s

Gjermania mund të dërgojë trupa shtesë për të përforcuar misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, pas rritjes së tensioneve në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe. Kështu deklaroi më 7 korrik ministri i Mbrojtjes së Gjermanisë, Boris Pistorius. “Pas kërkesës nga kolegia ime austriake Klaudia [Tanner], ne po shqyrtojmë nëse mund të rrisim pak angazhimin tonë brenda mandatit aktual [parlamentar] që t’i lehtësohet barra Austrisë”, tha ai për gazetarët pas takimit me homologët e tij nga Austria dhe Zvicra në Bern. Pasi në fund të majit, tensionet në veri të Kosovës u rritën, NATO angazhoi 700 trupa shtesë në Kosovë, përveç 4.000 trupave që veçse janë të dislokuar në Kosovë. Aktualisht, në kuadër të KFOR-it janë 70 trupa gjermane.

Kontrolloni gjithashtu

KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

Eugen Cakolli: Asnjëra palë nuk po tregon vullnet për formimin e institucioneve

Përfaqësuesi i organizatës Demokracia në Veprim, Eugen Cakolli, ka vlerësuar se aktualisht nuk ekziston vullnet …