Ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë ka bërë të ditur se Shteti i saj do t’i njoh zgjedhjet e 18 qershorit në Shqipëri edhe nëse në to nuk merr pjesë Partia e Lulzim Bashës dhe Sali Berishës. Ky ishte mesazhi që i dha PD-së ambasadorja gjermane në Tiranë, zonja Suzanne Schutc, e cila theksoi këtë mesazh e ka shpërndarë në Tiranë nga ministri i Jashtëm gjerman. Sikurse u konstatua dhe nga ministri i Jashtëm federal, zoti Sigmar Gabriel përpara dy javësh, ne shpresojmë shumë që zgjedhjet të mund të zhvillohen në datën që është dekretuar dhe nga presidenti i Republikës. Shpresojmë që në këtë proces të marrin pjesë sa më shumë parti politike që të jetë e mundur. Nëse Partia Demokratike dhe partitë e tjera opozitare vazhdojnë t’i mbeten qëndrimit të tyre për të mos marrë pjesë, ky do të jetë një vendim i trishtueshëm për ne. Por ne do t’i njohim këto zgjedhje”, deklaroi ambasadorja Schutc.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …