Gjermania vazhdon kthimin e azilantëve shqiptarë

Rreth 90 migrantë paligjshëm nga Kosova dhe Shqipëria janë dëbuar sot nga Gjermania, pasi që të njejtëve u është hedhur poshtë kërkesa për azil në territorin gjerman. Mediet e huaja kanë publikuar pamje të këtyre personave në aeroportin e Mynihut, teksa po ktheheshin në Prishtinë dhe Tiranë. Gjermania tashmë ka futur në listën e ‘vendeve të sigurta të origjinës’, si Kosovën ashtu edhe Shqipërinë, që nënkupton se nuk pranon kërkesa për azil nga këto dy shtete.


 


19 11. 2015  ora 10.00


 


Kryeministri, Isa Mustafa, i shoqëruar nga ministri i Jashtëm Hashim Thaçi dhe ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku, ndodhen në Bruksel. Ata janë takuar me kryetarin e Parlamentit Evropian, Martin Shulc, dhe me përfaqësuesen e lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federika Mogherini.


Asnjë nga mikpritësit e delegacionit nga Kosova nuk ka pasur paraqitje të përbashkët para gazetarëve.


Në një deklaratë të lëshuar nga zyra e përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherini, pas takimit të saj me kryeministrin e Kosovës Mustafa dhe me zëvendëskryeministrin Thaçi, ajo u ka shprehur mbështetje për angazhimin e tyre po intervenim policor lidhur me  “rikthimin e punës normale” të Parlamentit dhe zbatimit të marrëveshjeve me Serbinë.


 


Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar disa të vetëquajturëve analistë e opinionistë proqeveritarë, bij të prokurorëve dhe inspektorëve të UDB-së, të cilët po e akuzojnë opozitën për veprimet e fundit. Ai i ka pyetur këta opinionistë se a më lehtë është të jesh peng i oportunistëve, që i kanë mbyllur temat, apo i opozitës që po do t’i zbërthejë ato? PO lexoj sesi Kosova qenka peng i opozitës, i komandantëve, i ekstremistëve e gjëra të ngjashme. Opozita edhe unë, po provojmë ta bëjmë pikërisht zbërthimin e këtyre temave jetike për të ardhmen e vendit. Asgjë më shumë! Kjo do të duhej të ishte detyrë të gjithëve.  Unë besoj se intelektualët nuk mund të bëhen konformistë në disa situata jokonformiste.  Por sido që të reflektoni ju, ne jemi të vendosur kundër Asociacionit, siç e sheh Isa Mustafa, dhe Demarkacionit, siç e mendon Hashim Thaçi.


 


Pjesëtarë të Njësisë Speciale dhe Policisë së Kosovës, në mëngjesin e sotëm janë vendosur në pjesë të ndryshme të oborrit të Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës. Ata tanimë janë në gjendje gatishmërie dhe kjo vjen pas protestave të djeshme të opozitës në kryeqytet dhe mundësisë së ri organizmit


 


Për hir të informimit të drejtë të opinionit publik, NISMA për Kosovën njofton se informata se gjoja NISMA është terhjekur nga pjesa tjetër e opozitës janë të pasakta dhe qëllim kqija, për ne është e qartë se ku e kanë burimin këto informata dhe qëllim kryesor kanë për ta përqarë opozitën, por këtij qëllimi nuk do të ia arrinë. Pas burgosjes se deputetes Donika Kadaj-Bujupi,, ne jemi edhe më të vendosur se kurr që si opozitë e bashkuar për të vazhduar të bashkuar deri në përmbushjen e kërkesave tona.  Shteti policor dhe burgosjet politike dihet se kanë përfunduar në Kosovë.


 


Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri shkruan se kryepolicët e “Zajednicës”, Isa Mustafa e Hashim Thaçi, janë vendosur tërësisht në funksion të një projekti kriminal – themelimin me çdo kusht të Zajednicës për Vuçiqin e Daçiqin. Ai më të tej thotë se ky bashkëpunim i kryepolicëve me kryeparamilitarët kriminelë të luftës, Vuçiq e Daçiq kërkon rrënim të Republikës. Ashtu siç filloi Thaçi ta çmontojë Republikën në marrëveshjet me Daçiqin, fusnotë e Zajednicë, ashtu po vazhdon Mustafa me Vuçiqin për t’ia dhënë goditjen e fundit kësaj Republike.Mustafa dhe Thaçi, e quajtën kriminal aksionin opozitar në Kuvendin e Kosovës si dhe deputetët e opozitës së bashkuar i quajtën kriminelë, dhe të njëjtit nuk i kanë quajtur dhe nuk i quajnë kriminelë Vuçiqin e Daçiqin me të cilët kanë bërë marrëveshje, ani se këta janë pasardhësit politikë të Sheshelit e Milosheviqit dhe ishin vetë në pushtet në Serbi në vitet ’98 e ’99 kur në Kosovë kryhej gjenocid kundër shqiptarëve.“Me ato marrëveshje me kriminelët e luftës Vuçiq e Daçiq, Mustafa e Thaçi ia shpejtuan Serbisë rrugën drejt BE-së e ia zgjeruan asaj ndikimin në Kosovë. Ditë më parë, kyrtari i Serbisë për Kosovën, Marko Gjuriq, bashkë me ministrin Lubomir Mariq të Isa Mustafës, në Zveçan e ngritën përmendoren e bronztë të Kral Milutinit. Asnjë fjalë nuk e thanë Mustafa e Thaçi për këtë dhunë mbi Republikën e Kosovës. Nuk ka gaz e sprej lotsjellës që krahasohet me Kral Milutinin”, tha Ymeri. Shteti policor i ‘Zajednicës’ nuk do të ketë sukses dhe se kryepolicët e ‘Zajednicës’ do të gjunjëzohen. “Ne nuk do të ndalemi. Nuk ka burg e as kërcënim që na zmbraps”, ka nenvizuar, Visar  Ymeri.


 


Partitë e opozitës: Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma, në një kumtesë të përbashkët, kanë deklaruar  se kundërshtimi aktiv i opozitës së bashkuar do të rritet dhe do të intensifikohet për çdo ditë e më shumë. “Përballë insistimit të Qeverisë, që t’i zbatojë marrëveshjet e dëmshme me Serbinë dhe demarkacionin me Malin e Zi, kundërshtimi aktiv i opozitës së bashkuar do të rritet dhe do të intensifikohet për çdo ditë e më shumë. Nuk do të tolerojmë që Kosova të shndërrohet në shtet policor, e shteti policor në instrument të mbrojtjes së “Zajednicës” dhe demarkacionit. Nuk do të ketë qetësi derisa pushteti vazhdon arrogancën, duke arrestuar opozitën. Nuk mund të ketë normalizim ngase Kosova po rrezikohet nga defunksionalizimi dhe ndarja etnike. Opozita e bashkuar do të vazhdojë aktivitetet dhe protestat deri në tërheqjen e marrëveshjeve të dëmshme dhe lirimin e deputetëve të opozitës”, thuhet në kumtesën e dërguar nga tri partitë opozitare: Lëvizja Vetëvendosjes, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën.


 


Zëvendës kryeministri, Hashtim Thaçi ka drejtuar kritika të ashpra ndaj partive opozitare dhe drejtuesve të tyre. Vlerësoj se është e drejt e secilit të protestoj por duhet të ketë arsye për të protestuar. Këto dëmtime të pronave publike, të institucioneve të Kosovës që i  kemi ndërtuar me mund e djersë, janë një atak ndaj shtetit të Kosovës. Këto kidnapime që po ndodhin ndaj qytetarëve nga aktivistët e opozitarëve janë veprime paramilitare. Këto veprime të dhunshme të opozitës kanë kaluar në veprime paramilitare dhe fashizoide. Shteti i Kosovës ka kushtetutën dhe ligjet e veta dhe institucionet nuk do të dorëzohen para askujt. Pushteti nuk merret me armë dhe as me kindapime, por me votë të qytetarëve.  Opozita e ka përjashtuar veten nga dialogu me këto veprime të dhunshme. Liderët opozitarë e kanë kaluar vijën e kuqe dhe tolerancën e institucioneve ndaj tyre. Ata duhet të mbushen mend dhe të jenë të vetëdijshëm se nuk do të ketë më tolerencë, është cituar të ketë deklaruar zëvendës kryeministri, Hashim Thaçi.


 

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur rreth marrëdhënieve të tensionuara mes Vjosa Osmanit e Albin Kurtit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur lidhur me marrëdhëniet e  tensionuara mes presidentes …