Dojçe Vele në një shkrim redaksional shkruan se Angela Griep, një gjermane me përvojë pune në institucionet e BE-së në Kosovë, e cila punon si udhëheqëse e sektorit me media dhe komunikim, udhëton rregullisht në Kosovë, ku punon me një numër madh të OJQ-ve. Njëra nga punët e saj është edhe anketa me qytetarët e Kosovës rreth këtij institucioni. Ajo deklaroi disa nga rezultatet në bisedë me Dojçe Velen. Sipas saj Gjykatën Speciale e përkrahim më shumë shqiptarët se serbët. Kjo del nga anketa e realizuar në periudhën maj-qershor të vitit 2018, ku saktësohet se 61 për qind të qytetarëve shqiptarë të Kosovës e përkrahin e punën e Gjykatës Speciale kundër UÇK-së, ndërsa në mesin e serbëve përkrahja është vetëm 26 për qind. Në mesin e atyre që nuk e përkrahin gjykatën, 35 për qind besojnë se gjykata do të japë vendime të njëanshme, 25 për qind nuk e përkrahin, pasi mendojnë se gjykata nuk do t’i dënojë të gjithë kriminelët dhe 24 për qind nuk e përkrahin, pasi besojnë që kjo është një lojë e ndërkombëtarëve.
Kontrolloni gjithashtu
ASK ka publikuar raportin për tregtinë e mallrave për muajin tetor, import 580.4 milionë, eksport vetëm 87.3 milionë euro
Agjencia e Statistikave të K9s9vës ka publikuar raportin për tregtinë e mallrave për muajin e …