Gjetaj: Nesër do të hulumtohet lokacioni në Kçiç

Kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur,
Prenk Gjetaj
ka thënë se nesër do të bëhet një gërmim vlerësues për një
varrezë masive që dyshohet se ndodhet në fshatin Kçiç të Mitrovicës. Në një
prononcim për gazetën ‘Zëri’, ai ka thënë se pas pranimit të informatës nga një
dëshmitar, identiteti i të cilit për shkak të ndjeshmërisë mbetet anonim, do të
ketë një gërmim vlerësues për dyshimet se në këtë lokacion mund të ketë trupa të
varrosur. Gjetaj, poashtu, ka bërë të ditur se gërmimet janë ndërprerë në Novi
Pazar, por nuk ka sqaruar se kur do të rinisin punimet në këtë lokacion.

Kontrolloni gjithashtu

Papa Françesku po kërkon falje në Amerikën e Veriut për gjenocidin që Kisha Katolike u shkaktoi indigjenëve

Papa Françesku i ka quajtur mizori bombardimet e Izraelit në Rripin e Gazës

Papa Françesku i ka quajtur mizori bombardimet e Izraelit në Rripin e Gazës. Gjatë fjalimit …