Familjarët e personave të zhdukur janë të pakënaqur me punën e bërë deri më tani pasi numri i të pagjeturve vazhdon të jetë i madh. Kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur, Prenk Gjetaj, ka thënë se deri tani janë gjetur vetëm nëntë mbetje mortore dhe se shumë lokacione janë mbyllur pa rezultate. “Ne do të punojmë edhe më tej për të zbardhur fatin e të pagjeturve, por nuk mund të krenohemi me atë që kemi bërë”, ka thënë Gjetaj në një konferencë për media. Ai ka thënë se nuk pajtohet as me pjesëmarrjen e institucioneve në Konferencën e Gjenevës, e cila u mbajt në fundin e qershorit, raporton “KosovaPress”.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …