leoni

Gjetjet e naftës në Berat, do e kthejnë Shqipërinë në një qendër energjetike për tërë Evropën

Gjetjet e naftës në Berat, do e kthejnë Shqipërinë në një qendër energjetike për tërë Evropën

Gjetjet e naftës në Berat do e kthejnë Shqipërinë në një qendër energjetike për të gjithë Evropën. Gjetjet e kompanisë “Shell Upstream Albania B.V.” për puset e naftës së Shpiragut pritet të njoftohen në javët e ardhshme, pas një shtyrjeje prej disa muajsh, bëjnë të ditura burimet për Albanian Post. Kjo vendndodhje në Berat do e kthejë Shqipërinë në një qendër prioritare energjetike për të gjithë Evropën, pasi bëhet fjalë për një thesar të vërtetë për ekonominë shqiptare. Ne jemi në prag të një tjetër zhvillimi shumë të rëndësishëm në fushën e energjisë që ka të bëjë me burimet natyrore. Nuk mund të flas më shumë sepse është ende konfidenciale, por do ta shikoni shumë shpejt, në mos në javët e ardhshme që do të gjendemi përpara një situate krejt tjetër”, konfirmoi gjatë fundjavës kryeministri shqiptar Edi Rama pa dhënë detaje të tjera. Njoftimin e shumëpritur për të gjithë shqiptarët pritet ta bëjë vetë kompania shumëkombëshe, zbulojnë më tej burimet. Sipas të dhënave që zotëron Albanian Post, “ari i zi” i Shpiragut në Blloqet 2 dhe 3 mund të arrijë një kuotë prej afro 6 milionë fuçi naftë nga 1 milion ton të parashikuara se mund të nxirren në një vit kalendarik nga vendburimet e naftës.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …