Gjiganti farmaceutik – Pfizer, ka rritur të hyrat nga shitja e vaksinës kundër coronavirusit gjatë këtij viti – duke shkuar në 36 miliardë dollarë pas arritjes së marrëveshjes për shitjen e dozës së tretë dhe vaksinimin e grupeve të ndryshme demografike – përfshirë edhe fëmijët. Kjo kompani në fund të korrikut vlerësoi që të hyrat vjetore nga shitja e vaksinës do të jenë 33.5 miliardë dollarë, por vlerësimin e ndryshoi marrëveshja për porosinë e 2.3 miliardë dozave të vaksinës, pra 200 milionë më shumë sesa që ishte paraparë. Në Pfizer presin që në vitin 2022 të prodhojnë katër miliardë doza. E nëse gjendja epidemiologjike përkeqësohet, ekziston mundësia që numri i tyre të rritet. Kompania amerikane fitoi vëmendjen e botës, kur pas testimeve të shumta doli me vaksinën kundër COVID-19 që asokohe konsiderohej si një prej vaksinave më efektive kundër pandemisë së coronavirusit.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …