leoni

Gjimnazi “Hamëz Jashari” në komunën e Skenderajt feston 57 vjetorin e themelimit

Sot në gjimnazin “Hamëz Jashari” në komunën e Skenderajt ka qenë festë e trefishtë, pasi është kremtuar 57 vjetori i themelimit të këtij institucioni arsimor, 74 vjetori i lindjes së ideologut dhe heroit tonë kombëtar, Hamëz Jashari, si dhe është përuruar biblioteka brenda hapësirës së shkollës. Në këtë shënim kanë marrë pjesë kryetari i komunës së Skenderajt Fadil Nura, drejtorët Kastriot Duraku e Valon Haliti, profesorë, nxënës dhe të ftuar të tjerë. “Në 57 vjetorin e themelimit të Gjimnazit “Hamëz Jashari” dhe në 74 vjetorin e lindjes së ideologut Hamëz Jashari”, emër që mban me krenari ky institucion i respektuar arsimor, përuruam bibliotekën me një fond të kënaqshëm të librave për nxënësit e shkollës ku është krijuar dhe një ambient i ngrohtë për lexim, për të gjithë ata që e duan librin. Një investim si ky që përmbush zotimin tonë për krijimin e kushteve në arsim, po bëhet për herë të parë në gjimnazin “Hamëz Jashari”, ka thënë kryetari Nura me rastin e përurimit të bibliotekës. Në këtë projekt të komunës kanë ndihmuar edhe IOM, Shtëpia Botuese Dukagjini, Shtëpia Botuese Albas, Klubi i vullnetarëve nga OJQ “Toka” me nxënës dhe dashamirë tjerë të librit.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …