Gjimnazi “Hasan Nahi” vendin e tretë në botë në Olimpiadën “ I-SWEEEP 2017”

Gjimnazi “Hasan Nahi” vendin e tretë në botë në Olimpiadën “ I-SWEEEP 2017”

Nxënësit e gjimnazit “Hasan Nahi” të cilët përfaqësuan Republikën e Kosovës: Hëna Qirezi, Krenare Syla, Elvis Hoxha dhe Albion Krasniqi janë katër shkencëtarët e rinj kosovarë që kanë marrë dy medalje bronzi (çmimi i tretë) në Olimpiadën Ndërkombëtare “ I-SWEEEP- 2017”, në fushën e projekteve mjedisore për energji të qëndrueshme. Ata fituan dy medaljet e bronzit  me projektet shkencore:  “Një mënyrë inovative për pastrimin e ujit duke përdorur mbetje organike”, ” Përdorimi i rrjetave  metalike për të parandaluar rrezet elektromagnetike”. Projektet e nxënësve të Gjimnazit “Hasan Nahi” në etapën e parë arritën të jenë finalistë me projektet e tyre. Ishin mbi  3500  projekte shkencore  nga 136 shtete të Botës prej të cilave u zgjodhën 767 nga  projekte finalistë. Kjo olimpiadë organizohet në Houston-Texas, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Suksesi në Gjimnazin “Hasan Nahi” po kthehet në traditë. Para një muaji nxënësit e këtij Gjimnazi u kthyen nga Kenia-Afrika me dy medalje ari në Garën ndërkombëtare “GOLDEN CLIMATE 2017”. Ky është dhe fryt i punës së madhe të bërë nga arsimtarët dhe nxënësit, të cilët punuan rreth pesë muaj në laboratorët e shkollës dhe laboratorin e Katedrës Kimi-Fizikë të Universitetit të Prishtinës. Deri më tani Gjimnazi “Hasan Nahi”  prej themelimit të saj në vitin 2013 i ka sjellë Kosovës 29 medalje ndërkombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …