Në “Ditën e shkollës” dhe në vitin jubilar të Kuvendit të Junikut, në ambientet e gjimnazit “Kuvendi i Junikut” në Junik u festua kjo ngjarje me rëndësi për kombin tonë, i pranishëm ishte edhe kryetari i komunës së Junikut Ruzhdi Shehu, me bashkëpunëtorë, mësimdhënës nga shkolla fillore “Edmond Hoxha”, prindër dhe qytetarë të shumtë. Programi ishte i pasur me fjalime, kumtesa, recitime të poezive, këngë dhe valle, po ashtu u shpërndanë edhe mirënjohje për nxënësit dhe profesorët.