Gjithçka nën kontroll në komunën e Skenderajt

Qytetarët e Skenderajt, të ardhur në dy javët e fundit nga shtetet tjera, të evidentuar përmes platformës online, www.komunaskenderaj.com janë kontaktuar nga QKMF dhe fatmirësisht janë të gjithë pa shenja të infeksionit. Me këtë rast kryetari Jashari ka thënë se: Si Komunë mbetemi të përkushtuar që të ofrojmë përkrahje për të gjithë qytetarët e komunës sonë, në tejkalimin e kësaj gjendje. Nga java e ardhshme bashkë me doktorët e QKMF-së dhe stafin tim do të vizitojmë të gjitha fshatrat e komunës sonë, për të parë nga afër gjendjen aktuale, shqetësimet që kanë qytetarët dhe për të dhënë udhëzimet e nevojshme për mënyrën se si mund ta tejkalojmë këtë situatë. Nuk është e pamundur, mbani në nivel kujdesin ndaj higjienës personale, qëndroni në shtëpi me më të dashurit tuaj e mbani distancën kur jeni jashtë shtëpisë.

Pa frikë e panik, jemi bashkë dhe do t’ ia dalim! Ka thënë kryetari Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …