Pas një angazhimi të madh institucional, Komuna e Malishevës ia ka dalë me sukses të arrijë një marrëveshje bashkëfinancimi me Fondin e Kosovës për Efiçiencë të Energiisë, të cilën e kanë nënshkruar kryetari i Komunës Ekrem Kastrati dhe drejtori i Fondit për Efiçiencë të Energiisë, Driton Hetemi.
Ky bashkëpunim mes Komunës së Malishevës dhe FKEE-së i hap rrugë investimit të madh në objektin e banimit social, ku do vendosen masa efiçiente, duke nisur nga fasada e jashtme, dritaret, kulmi, renovimi i koridoreve, dhe vendosja e kondicionerëve efiçient në secilën hyrje të familjeve që aktualisht janë të vendosura në këtë objekt.
Përkrahja për rastet sociale ka qenë premtim i kryetarit Kastrati dhe ai po bëhet realitet.