leoni

Gjobiten katër investitorë të ndërtimeve të larta për mosrespektim të plotë të ligjit të ndërtimit

Gjatë inspektimit të ndërtimeve të larta në qytetin e Malishevës, inspektorati komunal, sot i ka dënuar katër investitorë të këtyre ndërtimeve, për mosrespektim të plotë të ligjit të ndërtimit, përkatësisht të nenit 35, pikat 2.1 dhe 2.2, për poseduesit e lejeve të ndërtimit. Inspektorati komunal në Malishevë, të prirë nga drejtoresha e kësaj drejtorie, Besartë Kryeziu-Ramaj, sot e ka zhvilluar një aksion për inspektimin e këtyre ndërtimeve në qytet, ndërsa sipas drejtoreshës, inspektimi do të jetë i vazhdueshëm, edhe për ndërtimet tjera. “Inspektimi do të jetë i vazhdueshëm për të gjitha ndërtimet që bëhen dhe në asnjë mënyrë nuk do të lejohet mos respektimi i ligjit të ndërtimit”, ka thënë drejtoresha Kryeziu-Ramaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …