Kryetari i Komunës së Skenderaj, Bekim Jashari ka njoftuar se inspektorët e kësaj komune kanë gjobitur me 500 euro barnatoren që rriti pa arsye çmimin e barnave. Ai ka shkruar se sapo ka marr informatën që inspektorati komunal ka hasur në një rast të rritjes së çmimit të barnave dhe pas konfirmimit ka dhënë gjobë sipas legjislacionit në fuqi. Kryetari i Komunës së Skenderaj, Bekim Jashari ka shkruar më tutje se në asnjë mënyrë nuk do të lejojmë që biznese e individ të caktuar të shfrytëzojnë situatën e krijuar për të rritur çmimet e barnave.
