Miliarderi amerikan, George Soros, i cili në zgjedhjet amerikane mbështeti fuqishëm kandidaten demokrate, Hillary Clinton, thotë se me një rritje ekonomike të ngadalshme dhe krizën e refugjatëve jashtë kontrollit, Bashkimi Evropian do të përjetojë një përvojë të ngjashme me atë të Bashkimit Sovjetik. Sipas tij, viti 2017 është një vit delikat për BE-në. Ai e mbështet analizën e tij në zgjedhjet që do të zhvillohen në Francë dhe në Gjermani, por edhe në zgjedhjet e parakohshme në Itali. Për George Soros, shpërbërja e Bashkimit Europian u përforcua me daljen e Britanisë së Madhe nga unioni, zgjedhjen e Trump në SHBA dhe refuzimin e qytetarëve italianë për të votuar ndryshimet kushtetuese. Soros mendon se tërë kjo vjen si pasojë e një reagimi të gabuar të Gjermanisë ndaj krizës financiare.
Kontrolloni gjithashtu
Limaj: Vlerat më sublime të lirisë së vendit po përbuzen, duhen sa më shumë ish-luftëtarë në Parlament
Nisma Socialdemokratike ka paraqitur sot programit dhe kandidatët e saj për deputetë, për zgjedhjet e …