Betim Gjoshi

Gjoshi: Qeveria ka dërguar në bord të KEK-ut “një grup politik të paaftësh”

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi ka drejtuar kritika nga qeverisë Kurti për gjendjen në sektorin e energjisë që po mbretëron te ne. Ai ka shkruar se Qeveria ka dërguar në bord të KEK-ut “një grup politik të paaftësh” dhe për pasojë tani po ballafaqohemi me reduktime të rrymës. “Në pikë të verës, kur temperatura shkon deri në 37-38°C, Kosova po përballet me reduktime për shkak të paaftësisë së Qeverisë, e cila ka dërguar atje në Bordin e KEK-ut gjithashtu një grup politik të paaftësh. Nëse kjo Qeveri në pikë të verës nuk arrin të sigurojë energji për konsumin ditor minimal, mund ta marrim me mend se çka mund të na presë në dimër. Kjo Qeveri e të Paaftëve një popull e mori në qafë” ka shkruar Betim Gjoshi, anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Forumi Ndërkombëtar i Sigurisë në Halifax të Kanadës, synon forcimin e bashkëpunimit strategjik midis vendeve demokratike

Forumi Ndërkombëtar i Sigurisë në Halifax të Kanadës, synon forcimin e bashkëpunimit strategjik midis vendeve demokratike

Forumi Ndërkombëtar i Sigurisë në Halifax të Kanadës, synon forcimin e bashkëpunimit strategjik midis vendeve …