leoni

Gjuha dhe kualifikimi që Isa Mustafa iu bën protestave, nuk ka ndërruar qysh prej vitit 1981

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa, sërish iu ka kthyer komunikimit me qytetarët përmes “fejsbukut” ku shpeshherë ka degradur në një gjuhë të pamatur e krejt të pakulturuar. Ai me këtë rast ka shkruar se opozita edhe përkundër dëmeve, që sipas tij i paska  shkaktuar vendit për një periudhë të gjatë, qenka më mirë të pranojë se kishte kauzë false e të kthehet në Kuvend. “Më mirë është të pranohet gabimi se sa të insistohet në gabimet për ta dëmtuar vendin. Kosova nuk e meriton dhunën. Policët e Kosovës, djemtë tanë dhe  nuk ka askush të drejtë t’i gjuajë dhe t’i plagosë me gurë e t’ua vë flakën me shishe molotovi. Kosovës i nevojitet opozitë demokratike, opozitë e argumenteve. Njerëzit e opozitës sonë mund të jenë të tillë. Por, duhet të heqin dorë nga dhuna!”, ka shkruar Mustafa pa përmendur shkaqet e vërteta të protestave, duke anashkaluar numrin e të rrahurve, të plagosurve e të arrestuarve nga radhët e protestuesve, për të cilët ai nuk flet asnjë fjalë as shpreh keqardhje. Gjuha dhe kualifikimi që Mustafa iu bën protestave, nuk ka ndërruar qysh prej vitit 1981, kur ishte në ballë të luftës kundër kërkesave për Kosovën Republikë.

Kontrolloni gjithashtu

Berat Rukiqi

Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave

Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …