leoni

Gjuha shqipe si lëndë zgjedhore drejt zyrtarizimit në Turqi

Së shpejti, shqiptarët të cilët jetojnë në Republikën e Turqisë pritet ta kenë mundësinë që në mes të lëndëve zgjedhore, ta kenë si lëndë edhe atë të gjuhës shqipe.

Këto premtime zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Rexhep Hoti i morri nga Şeref Ateş, drejtor i  Institutit Yunus Emre në Turqi, gjatë një takimi që pati me të në Ankara.

Ateş dhe zëvendësministri Hoti, gjatë takimit u dakorduan që të dyja shtetet të intensifikojnë takimet në mënyrë që së shpejti, në shkollat e mesme në Turqi lëndë zgjedhore të jetë gjuha shqipe, sikurse edhe në Kosovë të jetë ajo turke.

Ateş e vlerësoi këtë iniciativë si të rëndësishme si për qytetarët e Kosovës që jetojnë në Turqi, ashtu edhe për ata të Turqisë që jetojnë në Kosovë.

Kurse, zëvendësministri Hoti e vlerësoi këtë si lajm të madh dhe shumë të rëndësishëm për të gjithë shqiptarët që jetojnë në Turqi.

Ai shtoi se nëpërmjet njohjes së gjuhës dhe kulturës së të dy popujve, qoftë të shqiptarëve në Turqi dhe anasjelltas, përveç që garantohet një bashkëjetesë e mirëfilltë, forcohen edhe më tej lidhjet mes të dyja shteteve tona mike.

Drejtori Ateş dhe zëvendësministri Hoti ranë dakord që në një të ardhmen shumë të afërt, ideja e futjes së gjuhës shqipe si lëndë zgjedhore në Turqi të konkretizohet sa më parë dhe kjo nëpërmjet takimeve intensive që duhet të nisin sa më shpejtë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …