Deputetët e Dumës ruse përmes një deklarate kanë kundërshtuar përpjekjet e Malit të Zi për t’iu bashkura NATO-s. Ata i kanë bërë të ditur Podgoricës zyrtare se në rast se Mali i Zi i bashkohet NATO-s, Rusia do t i ndalojë investimet dhe turizmin në këtë vend sllav, dikur republikë e ish-RSFJ-së. Duke komentuar këtë qëndrim të Parlamentit të Rusisë, kryeministri i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq ka deklaruar se nuk ka asgjë të re në qëndrimin zyrtar të Kremlinit, përderisa dihet se Rusia po mundohet ta zgjerojë ndikimin e vet strategjik në Ballkan dhe është kundër zgjerimit të NATO-s. Ne jemi shtet i pavarur dhe vetë marrim vendime për të ardhmen e vendit tonë. Ne e kemi zgjedhur rrugën tonë dhe ajo rrygë na çon në Evropë dhe në NATO, ka saktësuar Gjulanoviq.
Kontrolloni gjithashtu
Rashit Qalaj: Qytetarët të lodhur nga skenat në kuvend – Kurti po shijon privilegjet e kryeministrit pa marrë përgjegjësi
Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, ka kritikuar ashpër situatën politike në vend dhe dështimet e …