Zyra e kryetarit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, akuzoi autoritetet zyrtare të Moskës dhe kreun e Kishës Ortodokse Ruse për ndërhyrje në punët e brendshme të Malit të Zi, duke saktësuar se Ministria e Punëve të Jashtme Ruse dhe Kisha Ruse janë anti-malazeze dhe anti-ortodokse. “Vetëm disa ditë pas Ministrit të Punëve të Jashtme të Federatës Ruse, Sergej Lavrov, zëdhënësi i Kishës Ruse, Ilarion Alfejev shfaqet me teza dhe me komente cinike rreth ngjarjeve të shugurimit të kreut të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi .” “Kjo konfirmon se Kisha Ruse është në shërbim të interesit shtetërorë të Federatës Ruse dhe vërteton faktin se janë anti-malazeze dhe anti-ortodokse”, thuhet në njoftimin e presidencës malazeze. Zyra e presidentit thekson se deklaratat e fundit nga zëdhënësi i Kishës Ruse Ilarion dhe ministri Lavrov konfirmojnë ndërhyrjen e hapur të Rusisë në punët e brendshme të Malit të Zi.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …