Projekti serbo-madh është ringjallur. Ai projekt synon që Serbisë t’ia sigurojë njëfarë kompensimi për humbjen e Kosovës dhe natyrisht se Mali i Zi është caku i parë i nacionalizmit serbo-madh, ka thënë kryetari i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq për televizionin publik austriak, ORF TV. Ai ka thënë se partia e tij, DPS, i ka pranuar rezultatet jozyrtare zgjedhore, duke ua uruar fitoren rivalëve. Sipas tij, Ballkani nuk mund t’a përforcojë vetë stabilitetin, duke pasur nevojë për Bashkimin Evropian dhe NATO-n. E në anën tjetër, si ka thënë kryetari malazez për televizionin austriak, është politika e nacionalizmit ekstrem, ajo që në vitet nëntëdhjetë solli luftëra. Gjukanoviqi thotë se porositë e tilla nga Moska u kanë dhënë zemër politikave të kahmotshme në rajon.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …