Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka paralajmëruar se asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk do të bëhet ashtu sikur dëshiron Prishtina – pa fuqi ekzekutive. Ai ka theksuar më tutje se Serbia do ta mbështesë punën për krijimin e këtij asociacioni por jo bazuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, e cila anuloi më parë 22 nga 23 elementet e statutit. “Ne duam që Asociacioni të ketë fuqi. Prishtina do që Asociacioni të mos ketë këtë fuqi, por nuk do ta shihni atë film”, ka theksuar drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq. Ai ka shtuar më tutje se nuk është aspak optimist me afatin e vënë nga BE ndaj Kosovës për të themeluar Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe dhe se drejtuesit e institucioneve të Kosovës nuk po tregohen të sinqertë për afatin që ka vënë BE për themelimin e AKS-së.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …