Zyrtari i Qeverisë së Serbisë, Marko Gjuriq, i ka thënë kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, se asnjëherë nuk do të mund ta vizitojë pjesën veriore të Trepçës. Ai këto komente i ka bërë në konferencën e jashtëzakonshme për media, ku ka akuzuar Mustafën se ka gabuar kur nuk i ka përfshirë punëtorët serbë në Ligjin për Trepçën. “Mendoj se ai është mashtruar, sepse mijëra punëtorë të Trepçës nuk do të pushojnë së ekzistuari e as mbështetja jonë për ta”, pohoi Gjuriq. “Lufta jonë është që të jetojmë dhe ta mbrojmë atë që është e jona. Trepça do të jetë aty, por ai (Isa Mustafa) është i vetmi që nuk do të jetë në të e as që do të mund të vijë ta vizitojë apo ta marrë atë. Populli do të dijë si ta mbrojë pasurinë e vet”.
TagIsa Mustafa Marko Gjuriq Trepça
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …