Shefi i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriq,
pak para nisjes së takimit Mustafa-Vuçiq, ka thënë se Beogradi pret zbatimin e
plotë të Marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe. “Vetëm
zbatimi i marrëveshjes do të qonte drejt përmirësimit të marrëdhënieve, dhe se
vetëm ashtu mund të jetohet më sigurt dhe më mirë”, është shprehur Gjuriq. Ai
ka shtuar se Serbia ka bërë shumë për normalizimin e marrëdhënieve, duke punuar
në atë drejtim që Beogradi dhe Prishtina të jenë në një vijë të mirë.
Kontrolloni gjithashtu
Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave
Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …