Zyrtari i lartë në Qeverinë e Serbisë, Marko
Gjuriq, është cituar të ketë deklaruar se Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka gënjyer për epilogun e dialogut të
fundit në Bruksel. Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, e ka interpretuar jo
saktësisht epilogun e raundit të fundit të dialogut mes Beogradit dhe
Prishtinës. Isa Mustafa ka gënjyer kur ka pohuar se mbrëmë është arritur
marrëveshje që Statuti i AKS-së të hartohet në bazë të vendimit të Gjykatës
Kushtetuese të Kosovës, është cituar të ketë deklaruar zyrtari i lartë i
Qeverisë së Serbisë, Marko Gjuriq. Ai ka shtuar më tutje se pohimi i Isa
Mustafes se në dialogun e fundit në Bruksel nuk është arritur marrëveshje që të
filloj hartimi i menjëhershëm i Statutit të Asociacionit të Komunave Serbe,
është gënjeshtër. Mjafton të lexoni deklaratën e Përfaqësueses së Lartë,
Federica Mogherini, dhe të konstatoni nëse pohimet e Mustafës janë të vërteta
apo të rreme, ka deklaruar, Marko Gjuriq, njofton agjencia serbe e lajmeve
“Tanjug”.
Kontrolloni gjithashtu
Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave
Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …