Gjuriq

Gjuriq luftënxitës: Në Kosovë janë ndërruar shpesh flamujt

Zyrtarët e lartë në Beograd nuk i fshehin synimet e tyre për rikthimin e Kosovës nën kontrollin e Serbisë. Në një intervistë për portalin serb ‘Alo’, drejtuesi i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriq, ka thënë se Kosovën e sheh pas 50 vitesh si Shumadinë e Serbisë, të pasur, të zhvilluar e më të qetë sesa sot. “Kushdo që mendon se historia ka përfunduar në shkurt të vitit 2008, koha do ta demantojë”, ka thënë Gjuriq. Ai ka thënë se në bisedat me shqiptarët u përkujton se në “Kosovë në 100 vitet e fundit, flamuri është alternuar shpesh”, duke bërë aluzion të hapur në rikthimin e Serbisë në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Jasharët e Prekazit nuk e mbrojtën vetëm pragun e shtëpisë, por dinjitetin e shqiptarëve

Bedri Hamza uron Ditën e Kushtetutës dhe thekson rëndësinë e realizimit të parimeve kushtetuese për qytetarët

Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Bedri Hamza, ka uruar qytetarët me rastin e …