Gjuriq në veri të Kosovës bën fushatë për Vuçiqin

Gjuriq në veri të Kosovës bën fushatë për Vuçiqin

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka qëndruar në veri të Kosovës, me konkretisht në fshatin Leshak, ku ka bërë përurimin e objektit të ri të Shkollës së Bujqësisë, në kuadër të fushatës elektorale të SNS-së së Vuçiqit për kryetar të Serbisë, gjithashtu ka biseduar edhe me strukturat e kësaj partie në Leposaviq. Për dallim nga herët e tjera kësaj radhe ai nuk i ka përmendur fare institucionet e Kosovës të cilat i quan të përkohshme. Pas katër muajsh, që kur autoritetet kosovare ia ndaluan hyrjen në Kosovë, ai ishte në veri të Kosovës, për vetëm pak orë, aq sa edhe kishte leje.  Edhe pse ka thënë së nuk ka ardhur për të bërë fushatë por sqaroi se kishte ardhur për ta vizituar objektin e ri të shkollës, e cila është ndërtuar me mjetet e qeverisë së Serbisë, qëllimi kryesor I kësaj vizite ishte fushata.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …