leoni

Gjuriq

Gjuriq: Nuk ka demarkacion mes Kosovës dhe Serbisë

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka deklaruar për mediet serbe se nuk mund të ketë kurrfarë bisedimesh për shënjimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, meqë sipas tij, nuk ekzistojnë kufij. “Vetëm shteti i Serbisë ka kufijtë e vet dhe brenda atyre kufijve është i pranuar në Kombet e Bashkuara”, ka thënë ai. Gjuriq, e ka vlerësuar si lojë të Kosovës masën e reciprocitetit për kamionët e maunat me lëndë të rrezikshme nga Serbia. “Nga ana jonë nuk ka asnjë problem, thjesht duhet të qetësohen separatistët”, ka thënë me cinizëm Gjuriq.

Kontrolloni gjithashtu

Limaj

Fatmir Limaj: Nuk i frikësohemi zgjedhjeve, institucionet duhet të formohen përmes marrëveshjeve politike

Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka deklaruar se vendi ka nevojë urgjente për formimin …