Gjuriq reagon ndaj kërkesës se ambasadores se SHBA-ve në OKB, Nikki Haley për tërheqjen e UNMIK-ut nga Kosova

Gjuriq reagon ndaj kërkesës se ambasadores se SHBA-ve në OKB, Nikki Haley për tërheqjen e UNMIK-ut nga Kosova

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre serbe për Kosovën, Marko Gjuriq ka reaguar për kërkesën e ambasadores në largim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OKB, Nikki Haley për tërheqjen e UNMIK-ut nga Kosova. Në një konferencë të jashtëzakonshme për media, Gjuriq tha se Serbia beson se miratimi i kësaj iniciative është një “shuplakë ndaj përpjekjeve për paqe” dhe një kthim në politikën e presionit. Haley kërkesën për tërheqjen e UNMIK-ut nga Kosova e bëri përmes një letre të cilën ia dërgoi Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres. Letra është dërguar më 9 tetor, në të njëjtën ditë kur ajo njoftoi se po tërhiqej nga posti i ambasadores amerikane në Kombet e Bashkuara.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …