Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka deklaruar se pas 18 orësh bisedimesh në Bruksel, pala serbe dhe ajo shqiptare kanë arritur marrëveshje për letërnjoftimet, për kalimin e kamionëve, vizitat e zyrtarëve serbë si dhe për zgjedhjet. “Letërnjoftimet e Serbisë do të përdoren normalisht, ashtu sikurse edhe deri më tash. Kjo do të thotë se nuk do të ketë bllokim apo çfarëdo lloj pengesash”, ka thënë Gjuriq. Ndërkaq në lidhje me çështjen e bllokadës së materieve të rrezikshme nga Serbia, ai ka bërë të ditur se nga e hëna, në vendkalimet kufitare midis Kosovës dhe Serbisë, përsëri do të kalojnë kamionët dhe maunet serbe që bartin naftë dhe gaz. Gjuriq ka theksuar se Brukseli ka shfuqizuar ndalesën e hyrjes së zyrtarëve serbë në Kosovë si dhe është arritur pajtim për zgjedhjet parlamentare të Serbisë, që mbahen me 24 prill. “Është arritur marrëveshja për mbajtjen e zgjedhjeve sipas modelit të njëjtë me vitin 2014, me praninë e OSBE-së, e cila do të garantojë që në vendvotime gjithçka të jetë në rregull, si dhe të ketë siguri”, ka deklaruar Gjuriq.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …