Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, do të takohen edhe sot në Bruksel, në përpjekje për të gjetur marrëveshje për katër çështjet e hapura ndërmjet dy shteteve, telekomin, energjetikën, Asociacionin e Komunave Serbe dhe të ashtuquajturin “Parku i paqes” në Mitrovicë. Derisa zyrtarët në Prishtinë po presin që nga kjo valë bisedimesh të finalizohet çështja e prefiksit të Kosovës dhe ajo e energjetikës, në Beograd pritjet janë më të mëdha. Ata presin që sot të detajohen modalitetet që funksionalizojnë Asociacionin e Komunave Serbe, që serbët e quajnë “Zajednica”, madje edhe me fuqi ekzekutive. Duke folur për takimin e sotëm, zyrtari i lart në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka theksuar se shqiptarët duhet ta kenë parasysh se Serbia nuk do të heqë dorë nga qëllimi që Asociacioni i Komunave Serbe të ketë kompetenca ekzekutive. Ai ka shtuar më tutje se ne jemi duke hyrë në bisedime për të zgjidhur dhe për ta detyruar Prishtinën t’i përmbushë obligimet e saj që dalin nga Marrëveshja e Brukselit, i cili është formimi i një komuniteti të fortë të komunave serbe.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami: Qeveria e kanë shti buxhetin në thes të babadimrit dhe kanë dalë me ble vota
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës , Hykmete Bajrami ka komentuar vendimin e …