Zyrtari i Serbisë, Marko Gjuriq, ka deklaruar se autoritet e Prishtinës nuk po e zbatojnë Marrëveshjen e Brukselit e cila parasheh themelimin AKS-së. Beogradi nuk pranon shfaqje të tilla dhe kërkon pa zvarritje zbatimin e asaj për të cilën ka marrëveshje. “Serbia nuk do të heqë dorë nga ajo që është nënshkruar, dhe, nëse dikush e mendon këtë, mashtrohet. Nëse Gjykata Kushtetuese e Prishtinës është masë për Prishtinën, ajo për ne nuk është e tillë. Ne nuk jemi marrë vesh me Gjykatën Kushtetuese në Prishtinë, ne jemi marrë vesh me të zgjedhurit e përfaqësuesve të shqiptarëve të Kosovës”, ka thënë Gjuriq për tanjug.
Kontrolloni gjithashtu
Rashit Qalaj: Qytetarët të lodhur nga skenat në kuvend – Kurti po shijon privilegjet e kryeministrit pa marrë përgjegjësi
Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, ka kritikuar ashpër situatën politike në vend dhe dështimet e …