Gjuriq

Gjuriq: Serbia po ndërton në Kosovë si në vendin e saj

Drejtuesi i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë, Marko Gjuriq ka thënë se Serbia nuk humbur asgjë në Kosovë, pasi që ajo e ka shndërruar veriun në kantier ndërtimi. Në një prononcim për mediet serbe, ai ka deklaruar se Kosova viteve të fundit është shndërruar në kantier të madh, se po ndërtohen 150 banesa, rrugë lokale, po rinovohen shkolla e spitale, “sikur dhe në pjesë tjera të vendit tonë”. Gjuriq ka vlerësuar se Serbia nuk ka humbur pothuajse asgjë në Kosovë, meqë institucionet e saj vazhdojnë të ruhen. Gjuriq, në vazhdim, ka folur edhe për çështjen e lëvizjes së serbëve pas liberalizimit të vizave për Kosovën. Ai ka paralajmëruar që kjo çështje të trajtohet në Bruksel, meqë siç u shpreh ai, “askush nuk mund t’i detyrojë serbët në Kosovë t’i pranojnë pasaportat në të cilat janë simbolet e papranueshme të shtetit të Kosovës të shpallur ilegalisht”.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …