Zyrtari i lart i Qeverisë së Serbisë, Marko Gjuriq ka deklaruar se të hënën do të dihet se cilës politikan serbe të Kosovës pranojnë Qeverinë e Serbisë e cilët Qeverinë e Kosovës. Ai ka shtuar më tutje se të hënën do të mbahet një takim me kryeministrin e Serbisë, Aleksander Vuçiq të përfaqësuesve të serbeve të Kosovës. Pas këtij takimi do të mëshohet se kush qëndron prapa politikës së shtetit serb, kush mbështet politikën e Qeverisë serbe si dhe cilat grupe politike dhe individ në vend të Qeverisë së Serbisë dhe Vuçiqit e pranojnë Isa Mustafën dhe një qeveri tjetër si të tyren. Marko Gjuriq ka shtuar më tutje se nuk ka asnjë dyshim se ky kthimi i shpinës ndaj shtetit të Serbisë nga ana e përfaqësuesve të rremë të vet emëruar të serbëve në Kosovë nuk është spontan dhe me të kanë lidhje paratë e shqiptarve dhe disa agjenci të huaja.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …