Zyrtari i Serbisë, Marko Gjuriq, ka deklaruar për Agjencisnë “Tanjug” se autoritetet në Prishtinë përmes Projektligjit për “Trepçën” duan të shtetëzojnë atë, Ai shtoi se është një përpjekje e riaktivizuar nga viti i kaluar, kur autoritetet e Prishtinës përmes një ligji të veçantë për “Trepçën” u përpoqën të shtetëzojnë “Trepçën” që hoqi pronarët e ligjshëm, Fondin e Zhvillimit Serb dhe kreditorët e tjerë. Beogradi në mënyrë të përsëritur ka kërkuar që për “Trepçën” dhe për prona të tjera, të diskutohet në Bruskel, por sipas tij, këto kanë hasur në “vesh të shurdhër të institucioneve të Prishtinës”. Gjuriq shtoi se pala serbe është duke u përpjekur për të nxitur bisedimet, sepse çështja e pronës, siç vlerëson ai, duhet të zgjidhet nëpërmjet bisedimeve, për shkak se ajo është një pasuri e Fondit për Zhvillimin të Serbisë, por edhe disa kompani të huaja, që janë aksionarët. Qeveria serbe do të mbrojë interesat e veta, ka thënë mes tjerash Gjuriq.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …