Marko Gjuriq

Gjuriq: Zgjedhjet parlamentare të Serbisë do të mbahen në tërë territorin e Kosovës

Drejtori të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq,  thotë se Serbia pret organizimin e zgjedhjeve të saj edhe në Kosovë. Ai thotë se modeli i organizimit të zgjedhjeve përmes OSBE-së do të zbatohet edhe me 24 prill. Në një intervistë për Top Channel, Gjuriq ka thënë se në këto zgjedhje do të kenë mundësi të votojnë të gjithë ata qytetarë që kanë të drejtë vote. “Zgjedhjet parlamentare do të mbahen në territorin e Kosovës dhe ato do të mbahen mbi parimet e njëjta sikurse në vitin 2014. Pra vendvotimet do të jenë të hapura dhe të gjithë qytetarët që kanë të drejtë vote dhe janë në lista, do të mund ta shfrytëzojnë këtë të drejtë”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi është cituar të ketë deklaruar se komunat e Kosovës përkundër sfidave nga niveli qendror, kanë arritur të shpenzojnë 75 për qind të mjeteve të destinuara për investime kapitale. Ai ka thënë me këtë rast se viti 2024 do të jetë një ndër vitet me sfiduese për nivelin lokal sa i përket investimeve të reja kapitale, kjo pasi Parlamenti i Kosovës nuk ka marr parasysh fare propozimet e komunave për projekte të reja kur ka votuar buxhetin për vitin 2024, që sipas tij, do të ndikonin në zhvillimin ekonomik lokal. Përkundër sfidave që janë ballafaquar komunat në vitin 2023, sa i përket shpenzimeve në investime kapitale komunat kanë rezultate të jashtëzakonshme dhe nëse i krahasojmë me investimet kapitale të shpenzuara nga niveli qendror diferenca është dyshifrore mes nivelit lokal edhe nivelit qendror. Kjo do të thotë që komunat kanë punuar mirë, gjithashtu planifikimet buxhetore i kanë hartuar me seriozitetin më të madh të mundur por edhe zbatimi i tyre përkundër sfidave që janë shkaktuar nga niveli qendror, do të thotë jo vetëm nga ministrit por edhe nga institucionet e nivelit qendror, komunat kanë arritur që të bëjnë shpenzimet të mjeteve për investime kapitale me përqindje jashtëzakonisht të mirë, ka thënë mes tjerash Sazan Ibrahimi.

Sazan Ibrahimi: Komunat po performojnë më mirë se niveli qendror në investime kapitale

Sazan Ibrahimi, drejtor ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, deklaroi në se  niveli lokal …