Sot në Gjykatën Speciale në Hagë vazhdon gjykimi ndaj ish-eprorit të lartë të UÇK-së dhe FSK-së, Salih Mustafa

Gjykata Apelit, në Hagë, i hoqi 4 vjet burg, Salih Mustafës, dënimi përfundimtar mbetet 22 vjet

Gjykata Apelit, në Hagë,  i hoqi 4 vjet burg, Salih Mustafës, dënimi përfundimtar mbetet 22 vjet. Nga Gjykata Speciale, bëhet e ditur se ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, është dënuar me 22 vjet burg, nga trupi gjykues i Apelit në Gjykatën Speciale, 4 vjet më pak nga dënimi i shkallës së parë. Paneli i Apelit gjykon se një dënim i njësuar me 22 vjet burgim, duke llogaritur kohën e kaluar në paraburgim, pasqyron tërësinë e veprimtarisë, që quajtur,  kriminale të Salih Mustafa në këtë çështje. Trupi gjykues konstatoi se Mustafa në disa prej pikave të apelit të tij nuk arriti t’i mbështeste argumentet e tij me jurisprudencën përkatëse. Duke folur fillimisht për “mangësi” në apelimin e aktgjykimit të shkallës së parë nga ana e Mustafës, kryegjykatësja tha se në raste të tjera paneli i Apelit disa argumente i ka rrëzuar pa e shqyrtuar thelbin e tyre”.

Kontrolloni gjithashtu

Natyra Kuçi: Krijimi i qeverisë nga opozita po bëhet problematik për shkak të LDK-së

Zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi, ka deklaruar se krijimi i një qeverie nga partitë opozitare …