Gjykata e Apeli ka liruar nga akuzat për terrorizëm: Frashër Krasniqin, Adea Batushën, Egzon Halitin e Atdhe Arifin

Gjykata e Apeli ka liruar nga akuzat për terrorizëm: Frashër Krasniqin, Adea Batushën, Egzon Halitin e Atdhe Arifin

Gjykata e Apelit ka vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës, me të cilin Frashër Krasniqi, Adea Batushës, Egzon Halitit dhe Atdhe Arifit, më të 27 dhjetorit 2022, janë liruar nga akuza për terrorizëm. Kundër  vendimit lirues të Gjykatës Themelores, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës,  kishte  parashtruar ankesë duke i propozuar Gjykatës së Apelit që çështja të kthehet në rigjykim për shkak të vërtetimit të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike dhe për shkak të shkeljes së ligjit penal, raporton “Betimi për Drejtësi”. Gjykata e Apeli në vendimin e vet ka sqaruar se pas analizimit të shkresave të lëndës dhe duke vlerësuar pretendimet ankimore të Prokurorisë  ka ardhur në përfundimin se dispozitivi i vendimit të Themelores është i çartë dhe në përputhje me arsyetimin e dhënë në të. Gjykata Themelorja në aktgjykimin e saj ka dhënë të gjitha faktet e duhura lidhur me çështjen penale në fjalë, duke i përshkruar dhe analizuar deklaratat e dëshmitarëve.

Kontrolloni gjithashtu

Skënder Karaçica: Kryeministri Albin Kurti duhet të dëshmojë në Prokurorinë Speciale

Drejtori ekzekutiv i Shoqatës Shqiptaro-Amerikane në Çikago, Skënder Karaçica, ka bërë thirrje që kryeministri i …