Avokati i deputetes, Donika Kadaj-Bujupi, Arianit Koci, shpreson se Gjykata e Apelit do ta shqyrtojë ankesën e mbrojtjes për lirimin e e deputetes, Kadaj-Bujupi nga paraburgimi. Ai ka thënë për “Epokën e re”, së lëndët që kanë të bëjnë me paraburgimet janë me prioritet për t’u trajtuar nga gjykata. Në këtë kontekst, avokati Koci, ka vlerësuar se mbrojtja ka ofruar bazë të fort juridike që Gjykata e Apelit ta hedhë poshtë vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, e cila Donika Kadaj-Bujupit ia ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh për shkak të veprimeve në Kuvendin e Kosovës. “Kam bazë të fort juridike për ankesë dhe besoj se e njëjta do të aprovohet. Nuk është bërë ekspertiza dhe kjo është e papranueshme. Së paku është dashur të bëhet një ekspertizë. Përndryshe edhe ftesa, e cila i është bërë nga Prokuroria ka qenë e kundërligjshme. Nuk i është dorëzuar asaj personalisht dhe për ftesën e dytë afati i paraqitjes ka qenë 24.11.2015. Arsyeja e urdhrit që të arrestohet para afatit për mua është e panjohur”, është shprehur Koci.
Kontrolloni gjithashtu
Miliarderi amerikan, Elon Musk ka njoftuar ‘Starlink’ është funksional edhe në Kosovë
Miliarderi amerikan, Elon Musk ka njoftuar se rrjeti i tij privat satelitor i internet, Starlink, …