leoni

Gjykata e Apelit e cakton në muajin shkurt seancën ndaj aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosjes

Gjykata e Apelit e cakton në muajin shkurt seancën ndaj aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosjes

Seanca e kolegjit të gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit ndaj një deputetit të Lëvizjes Vetëvendosjes dhe tre aktivistëve të kësaj partie është caktuar për në muajin shkurt. Gjatë kësaj seance kolegji do të shqyrtojë ankesat e të gjitha palëve. Rasti i katër aktivistëve të Vetëvendosjes, deputetit Frashër Krasniqi, aktivistëve Adea Batusha, Atdhe Arifi dhe Egzon Haliti, i është dorëzuar Gjykatës së Apelit kah mesi i këtij muaji. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Gjykatës së Apelit, Arbër Jashari. “Kjo lëndë ka ardhur në Gjykatën e Apelit më 16.01.2017. Seanca e kolegjit do të mbahet gjatë muajit shkurt, të këtij viti”, ka thënë Jashari për arbresh.info.

Në nëntor të vitit të kaluar Gjykata Themelore në Prishtinë në aktgjykimin e saj pati shpallur fajtorë deputetin e Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi, si dhe tre aktivistët e tjerë të kësaj partie, Atdhe Arifi, Adea Batusha dhe Egzon Haliti, të cilët akuzoheshin për sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës. Katër aktivistët e Vetëvendosjes janë dënuar me gjithsej 21 vjet burg nga shkalla e parë. Deputeti Frashër Krasniqi ishte dënuar me tetë vjet burgim, aktivisti Atdhe Arifi me gjashtë vjet, Egzon Haliti me pesë vjet e gjashtë muaj, si dhe aktivistja Adea Batusha ishte dënuar me dy vjet burgim.

Kontrolloni gjithashtu

Nisma Socialdemokrate

Nisma Socialdemokrate nesër, ditë e diel, mbanë Konventën dhe bën prezantimin e programit e kandidatëve për deputetë

Nisma Socialdemokrate ka njoftuar për aktivitetin partiak në mbajtjen e Konventës për prezantimin e programit …