Plaku i PD-së, në Shqipëri, Sali Berisha kërcënon Departamentin Amerikan të Shtetit i cili e ka shpallur non grata

Gjykata e Apelit e Divizionit Civil, në Londër, nuk e ka pranuar kërkesën e Sali Berishës, për ndryshimin e vendimit të ‘non gratës’

Gjykata e Apelit në Londër-Divizioni Civil sipas dokumenteve të disponuara nga Top Channel, nuk ka pranuar kërkesën e ish-kryeministrit Sali Berisha për të apeluar vendimin e Komisionit të Posaçëm të Apelimit të Çështje të Emigracioni” që la në fuqi vendimin e ndalimit nga Home Office për të hyrë në Britaninë e Madhe.  Avokatët e zotit Berisha, kryetar i PD-së, nuk janë pajtuar me vendimin e 17 Qershorit 2024 të Komisionit të Posaçëm të Apelimit të Çështje të Emigracioni”, komision i cili rrëzoi apelin e zotit Berisha. SIAC e gjeti të drejtë vendimin e ish sekretares së shtetit, Priti Patel marrë më 19 Korrik 2022, ku Sali Berishës i ndalohej hyrja në Britaninë e Madhe me argumentin se ai kishte lidhje të dyshuara me krimin e organizuar dhe korrupsion. Dokumentet e Gjykatës së Apelit në Londër tregojnë se më 15 Gusht 2024 avokatët e zotit Berisha iu drejtuan kësaj gjykate për të marrë leje në apelimin e vendimit.

Kontrolloni gjithashtu

Abelard Tahiri

Abelard Tahiri thekson rëndësinë historike të Kushtetutës së Kosovës dhe kritikon shkeljet e qeverisë Kurti

Abelard Tahiri, deputet i PDK-së, ka theksuar rëndësinë historike të 17-vjetorit të miratimit të Kushtetutës …