Gjykata e Apelit e ka konfirmuar aktakuzën ndaj ish-ministres së Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, dhe ndaj ish-tre anëtarëve të këtij institucionit, të cilët akuzohen për veprën penale keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe i autoritetit zyrtar. Në njoftimin e Apelit thuhet se është e pabazë ankesa e mbrotjes së të akuzuarve për hedhjen poshtë e aktakuzës së ngritur nga Gjykata Themelore e Prishtinës. “Me aktvendimin e lartcekur të Gjykatës Themelore në Prishtinë, janë refuzuar si të pabazuara kërkesat për hedhjen e aktakuzës dhe kundërshtimin e provave të ushtruara nga mbrojtësit e të pandehurve. Pesë ë pandehurit, secili veç e veç akuzohen për shkak të veprës penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414, paragrafi 2. lidhur me nenin 71, thuhet në njoftim.
